Presidenti amerikan Joe Biden i kërkoi falje homologut Ukrainas Volodymyr Zelensky për vonesën në miratimin e paketës së re të ndihmave ushtarake, e cila u bllokua për muaj me radhë nga republikanët në kongres.
Falja e Biden erdhi teksa njoftoi një paketë të re ndihmash për Kievin gjatë një takimi të përbashkët me Zelenskyn ditën e premte. Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi ukrainasit që siç tha po luftojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, dhe u zotua se nuk do ti lëne vetëm në betejën kundër agresionit rus.
Dy liderët u takuan gjatë qëndrimit në Francë ku morën pjesë në ceremonitë përkujtimore, me rastin e 80 vjetorit të D-Day, siç njihet dita e zbarkimit të forcave aleate në Normandi.
Më herët Zelenski mbajti një fjalim në parlamentin francez ku tha se Europa nuk ishte më një kontinent i paqes.
Ai e krahasoi Putinin me Hitlerin dhe i bëri thirrje perëndimit të bëjë më shumë për një paqe të drejtë, duke ju referuar ideve që Ukraina të heqë dorë nga rajonet e pushtuara për ti dhënë fund luftës.
“A mundet Putini ta fitojë këtë betejë? Jo, pasi ne nuk kemi të drejtë të humbasim. A mundet që lufta të përfundojë sipas kufijve aktualë në fushëbetejë? Jo, pasi për të keqen nuk ka kufij, as 80 vite më parë e as tani.
Dhe nëse dikush përpiqet të caktojë kufijë të përkohshëm, kjo vetëm sa do të sjellë një pushim para nisjes së një lufte të re. Është e njëjta gjë tani, siç ishte edhe 80 vite më parë, kur një shtet mizor lëshoi agresionin drejt fqinjëve, në vitet 30-të. Hitleri kaloi çdo kufi, e ashtu po bën edhe Putini.”/abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...