“Evropa nuk është më një kontinent paqeje, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës”, u tha ligjvënësve francezë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin një “armik të përbashkët” të vendit të tij dhe Europës.
“Ne po jetojmë në një kohë kur Evropa nuk është më një kontinent paqeje,” theksoi Presidenti Zelensky, pasi pushtimi rus i Ukrainës e ktheu nazizmin në Europë.
Samiti ndërkombëtar i paqes, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor, mund ta afrojë Ukrainën “në fund të luftës”, theksoi presidenti ukrainas.
“Samiti për paqen mund të na sjellë më afër përfundimit të drejtë të kësaj lufte ,” theksoi ai disa ditë përpara konferencës ndërkombëtare ku janë të ftuar më shumë se njëqind vende dhe organizata, por jo Rusia./abcnews.al
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...