Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri në një shtëpi në Zveçan.
Sipas policisë, llojet e armëve janë një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë, një armë e gjatë zjarri dhe 29 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Zveçan / 06.06.2024 – 10:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...