Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, pritën sot në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.
Fillimisht kryetarja Hyseni falënderoi shtetin bullgar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në institucionet e BE-së, me theks të veçantë mbështetjen për liberalizimin e vizave. Ajo vlerësoi se Bullgaria duhet të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen, që të jetë pjesë e BE-së, Këshillit të Evropës, në NATO, si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.
Ambasadori bullgar, Gudjev duke falënderuar anëtarët e Komisionit për mikpritjen theksoi se Bullgaria e ka mbështetur Kosovën edhe në të kaluarën, gjatë operacioneve të NATO-s dhe është ndër shtetet e para e cila e ka njohur pavarësinë e saj. Diplomati bullgar shtoi se shteti i ka mbështetur Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe tani kjo mbështetje është duke vazhduar edhe në rrugëtimin euroatlantik.
Në vijim, anëtarët e Komisionit diskutuan për proceset aktuale në vend, duke falënderuar po ashtu njëzëri shtetin bullgar për mbështetjen që ka dhënë dhe vazhdon të japë ndaj vendit tonë, në proceset e tij zhvillimore dhe eurointegruese.
Gjatë këtij takimi u diskutua për fusha të ndryshme të interesit reciprok, ndërkaq u theksua nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë në rrafshin parlamentar./Arbresh.info/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...