Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, Drejtues të Komunës së Mitrovicës, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe sot në varrezat e dëshmorëve në Shipol.
Për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre, kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive komunale, kanë bërë homazhe duke vendos buqeta me lule të freskëta, në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, përcjell Arbresh.info.

Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij, kryetari Bedri Hamza, tha se jemi mbledh sot, si në çdo vit tjetër, për ta nderuar veprën dhe figurën e trimave të kësaj ane, në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës.
“Mitrovica i ka dhënë shumë Kosovës, në çdo etapë të ekzistencës së saj. Por trimëria dhe flijimi i dëshmorëve në luftën e fundit, është traseja më e dhimbshme e vendit tonë, në rrugën e gjatë të përpjekjeve, për të realizuar të drejtën e të jetuarit të lirë.”, është shprehur Hamza.
Më tutje ai theksoi se kjo liri që po e gëzojmë sot është dhurata më domethënëse e vet ekzistencës tonë, dhuratë kjo që ata e paguan me çmimin më të shtrenjtë- vet jetën.
“Dëshmorët e Mitrovicës, martirët dhe civilët janë gurthemeli i vet ekzistencës tonë, janë garanca e dhënë me detyrën me të shtrenjtë- flijimin, që ne sot të jetojmë të lirë dhe të pavarur, të punojmë e zhvillohemi. Sot dhe çdo ditë përulemi përpara veprës heroike të Dëshmorëve të Mitrovicës. Lavdi!”, tha ndër të tjerash Hamza./Arbresh.info

Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...