Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar telefonatën që shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me kryeterroristin Milan Radoiçiq, duke thënë se po publikohen me sekuenca qysh po i konvenon dikujt.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca tha se Radojiçiq, ka pësuar humbjen me të madhe në Kosovë, viteve të fundit.
“Po flas meqenëse si kryetar i Kuvendit, po flas për të si deputete, dhe jo si anëtare e koalicionit apo që ka partneritet me VV-në, mua personalisht t’ju them nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndrueshmërinë kombëtare të zonjës Kusari-Lila, nuk kam asnjë dyshim që është tradhti kombëtare apo çfarëdo kësaj natyre. Mund ta quani në një emër tjetër, ndoshta gabim, ndoshta pakujdesi e saj, mirëpo sa i përket kësaj se çka më tregon mua, kjo është vetëm vazhdimësi dhe vazhdim i tjerrjes së një rasti të para 7-8 muajve, vetëm tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt. Për mua më tronditës është kjo, se sa baza e themeli kombëtar i zonjës Kusari-Lila”, ka thënë Konjufca.
Konjufca, teksa foli për Milan Radoiçiqin, tha se ai ka përjetuar humbjen më të madhe në Kosovë këto dy vitet e fundit.
“Ai ka humb gjithçka që ka pasur në Kosovë falë vendosmërisë së qeverisë për të shpërbërë të gjitha strukturat e tij kriminale duke përfshirë edhe pronat e tij milionëshe. Radoiciqi si kriminel dhe terrorist po donë me vazhdua këtë veprimtari në këtë mënyre, po donë si në formë hakmarrëse me zbeh legjitimitetin e intervenimit të qeverisë në veri të Kosovës. Për mua shumë më shqetësuese është kjo pjesë”, theksoi kreu i Kuvendit./eo
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...