Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare akademik Rexhep Ferri, një ndër piktorët më të mëdhenj të artit shqiptar.
Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve.
Akademik Ferri i përket gjeneratës së artë të piktorëve kosovarë.
Rexhep Ferri u lind në Kukës më 1937. Në vitin 1958 mbaroi Shkollën e Mesme të Artit në Pejë, ndërsa në vitin 1966 u diplomua në degën e pikturës të Akademisë së Arteve në Beograd.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës.
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...