Një bombë shpërtheu në një bazë ushtarake të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në jug të Izraelit, duke plagosur nëntë ushtarë, dy prej tyre rëndë.
Këtë e bën të ditur ushtria, duke sqaruar se të gjithë ushtarët janë dërguar në spital për mjekim. IDF po heton shpërthimin, shpjegon Times of Israel.
Sakaq, sot një delegacion egjiptian do të takohet me homologët e tyre të Katarit dhe SHBA-së në Doha në një përpjekje për të ringjallur negociatat e armëpushimit me Gazën. Kjo u raportua nga televizioni shtetëror egjiptian dhe kanali televiziv Al-Qahera News, duke cituar burime./abcnews.al
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...