Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se dëmet materiale dhe në njerëz duhet t’i paguajë opozita e dhunshme, e cila përmes shkatërrimit të shtetit po tenton të marrë pushtetin.
“Prandaj, faturën e dëmeve materiale dhe në njerëz duhet dërguar partive që po tentojnë që përmes shkatërrimit të shtetit të vijnë në pushtet”, ka thënë Veliu.
Në një deklaratë për indeksonline, Veliu ka thënë se protestat e dhunshme nuk i përkrahin as qytetarët por as ndërkombëtarët.
“Protestat e dhunshme të opozitës vetëm Kosovës dhe shqiptarëve nuk u konvenojnë. Natyrisht, nuk ju konvenojnë as miqve tanë. Dje u pa fytyra e vërtetë e këtij bashkimi të paqëndrueshëm që po thonë se e mbrojnë Republikën”, ka thënë Veliu.
“Republika nuk mbrohet duke ia vënë flakën e duke e shkatërruar pasurinë publike e private, duke sulmuar ruajtësit e rendit me koktej molotovi” , ka thënë Veliu.
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën
Dueli i titanëve/ Inter – Arsenal, publikohen formacionet zy...