Ministria e Drejtësisë ka nisur punën për hartimin e Projektligjit kundër Femicidit, iniciativë kjo e para në rajon, e cila ka për qëllim fuqizimin e legjislacionit të Kosovës me dispozita të qarta dhe të ashpra kundër femicidit.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka kryesuar takimin e parë të Grupit Punues për hartimin e këtij projektligjit me ç ‘rast tha se duhet të ketë ashpërsim të dispozitave ligjore, masa të rrepta për parandalimin e femicidit duke krijuar mekanizma për identifikim dhe ndjekje të rasteve të dhunës ndaj grave si dhe të parashikohet mbrojtje dhe mbështetje për gratë që janë në rrezik.
“Ligjet tona duhet të përcaktojnë qartë femicidin si një krim të veçantë dhe të parashikojnë dënime të rënda për autorët e tij. Nuk mund të lejojmë që krimet kundër grave të trajtohen me tolerancë apo paqartësi juridike. Çdo akt dhune kundër grave duhet të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit”, tha zëvendësministri Sallahu.
E gjithë kjo, sipas Sallahut kërkon një sistem gjyqësor të paanshëm dhe të vendosur, që të sigurojë drejtësi për viktimat dhe të mbajë përgjegjës ata që kryejnë këto krime të tmerrshme sepse sipas tij nuk mjaftojnë vetëm ligje të mira në letër por edhe zbatim i tyre në praktikë./Arbresh.info/
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...