Gjatë javës që po vjen do të kemi mot të ndryshueshëm në Kosovë, njofton Accu Weather. Derisa në fillim të javës do të kemi ngritje të lehtë të temperaturave dhe reshje të vogla të shiut, në fund të javës priten reshje të borës.
Të hënën, të mërkurën dhe të enjten do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë në 11.
Reshje të vogla të shiut priten të martën dhe të premten, ndërsa temperatura mesatare pritet të sillet rreth 9 gradë celsius.
Në anën tjetër, gjatë vikendit pritet rënie më e ndjeshme e temperaturave dhe borë.
Reshjet e borës të cilat mund të bien të përziera me sasi të vogla të shiut, pritet të fillojnë të shtunën, ku temperatura pritet të bie në zero gradë.
Të dielën intensiteti i reshjeve mund të rritet, ndërsa temperatura, sipas Accu Weather, do të bie në -4 gradë celsius.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media