Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev tha sot se Rusia nuk po bën blof kur flet për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike kundër Ukrainës dhe se konflikti i saj me Perëndimin mund të përshkallëzohet në një luftë të shkallës së plotë.
Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram, Medvedev tha se konflikti i Moskës me Perëndimin po zhvillohet sipas skenarit më të keq të mundshëm dhe se “askush nuk mund të përjashtojë përshkallëzimin e tij në fazën përfundimtare”.
Reagimi i nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden lejoi në heshtje Kievin të përdorte armë të furnizuara nga SHBA kundër objektivave ushtarake brenda Rusisë./A2CNN
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...