Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi është detyruar të tërhiqet nga skuadra e Italisë për EURO 2024 për shkak të lëndimit, kështu që qendërmbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti, thirret në vend të tij.
Grupi do të grumbullohet në terrenin stërvitor të Coverciano të premten për të filluar punën drejt Evropianit të Gjermanisë, transmeton Gazeta Express.
Luciano Spalletti kishte thirrur një listë të gjatë prej 30 lojtarësh, e cila do të duhet të zvogëlohet në 26 për Kampionatin Evropian.
Acerbi ishte përfshirë pasi fitoi titullin dhe Superkupën e Italisë me Interin këtë sezon, por një deklaratë në faqen e internetit të FIGC konfirmon se ai është dashur të tërhiqet për shkak të dhimbjes në ijë.
Spalletti ka vënë në gatishmëri mbrojtësin e Juventusit, Gatti dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të thirret në të vërtetë për t’iu bashkuar të tjerëve apo jo.
Italia në fazën e grupeve do të përballet me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...