Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është vazhduar sërish masa e paraburgimit nga ana e Gjykatës Speciale.
Ky vendim është marrë më 24 maj, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, trupi gjykues ka konsideruar se po të lihej në liri, Thaçi do të pengonte procesin gjyqësor.
“Në konstatimin e fundit tregon se një rrezik i tillë vazhdon të eksizojë. Paneli e riktheu vlerësimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka interesin dhe aftësinë për të ndikuar në procedurat; (ii) ka tentuar të nënvlerësojë KSC-në dhe ka ofruar përfitime për personat të thirrur nga SPO; (iii) ka një pozicion të ndikimit në Kosovë që mund t’i lejojë atij të përfitojë mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) duke marrë parasysh gjyqin që po vazhdon, ka njohuri të shtuar për provat që mbështesin akuzat e rënda kundër tij.”, thuhet në vendim.
“Për më tepër, ekziston një klimë e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe ndërhyrjen në procedurat penale kundër ish-anëtarëve të UÇK-së në Kosovë, çka Gjykata e Apelit ka pranuar si një ‘konsideratë kontekstuale’ relevante. Gjetje të ngjashme u bënë në aktgjykimin për Mustafën dhe vendimin e Apelit për Gucatin dhe Haradinajn. Trupi gjykues vlerësoi se ‘mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje e rëndësishme dhe aktuale në Kosovë’, dhe vuri më dukje dëshminë e ekspertit të mbrojtjes, Robert Reid, i cili tha se në mbi 20 vite në këtë fushë, ai kurrë nuk kishte parë kërcënim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë”, thuhet në vendimin e Speciales për vazhdimin e paraburgimit./Arbresh.info/

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...