Një listë me udhëheqës politikë të shek.XX që janë përgjegjës për vrasjen e miliona njerëzve është botuar para pak kohësh nda Daily Mail.
Në krye të listës është diktatori kinez Mao Zedong. Ky lider ushtarak dhe burrështetas, i cili në Kinë konsiderohet si heroi më i madh kombëtar në histori, është shkaktar për vdekjen e 60 milionë njerëzve.
Në vendin e dytë është diktatori sovjetik Iosif Vissarionovich Dzhugashvili Stalin, që është përgjegjës për vrasjen e 40 milionë njerëzve.
Në vendin e tretë është Adolf Hitleri, udhëheqësi i Partisë Naziste gjermane, i cili është përgjegjëse për vdekjen e 30 milionë njerëzve.
Mbreti belg, Leopoldi II, i cili cilësohet përgjegjës për vdekjen e tetë milionë njerëzve në koloninë e Kongos, zë vendin e katërt, teksa diktatori ushtarak japonez Hideki Tojo, të cilit i atribuohet faji për vdekjen e pesë milionë njerëzve, gjendet në vendin e pestë.
Në të gjashtin është Ismail Enver Pasha, me origjinë shqiptare, i cili është përgjegjës për vrasjen e dy milionë armenëve dhe asirianëve.
Në këtë listë të vrasësve janë edhe Pol Poti, udhëheqës i Kmerëve të Kuq në Kamboxhia, diktatori i Koresë së Veriut – Kim Il Sung, marksisti etiopian Mengistu Haile Mariam, nigeriani Yakubu Gowon, diktatori irakian Saddam Hussein, ish-diktatori i Ugandës – Idi Amin, udhëheqësi fashist Benito Musolini dhe ai spanjoll Francisco Franco.
Tito i Jugosllavisë gjendet në vendin 13, përgjegjës për vrasjen e 570 mijë njerëzve.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar