Tanket ushtarake izraelite u panë në qendër të Rafahut të martën për herë të parë që kur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) hynë në qytetin jugor në fillim të këtij muaji.
Një banor i Rafah, Alaa Abu Ibrahim, i tha CNN se tanket izraelite u panë në rrethrrotullimin e Al Awda në qendër të qytetit.
Një tjetër banore e Rafah, Salma AlKadoomi, deklaroi se kishte parë automjete të blinduara në zonën izraelie, në zonën e qendrës së qytetit pranë ndërtesës Abu Hashem.
“Këto automjete përparuan në mes të natës”, tha Al Kadoomi.
Izraeli nisi një sulm me raketa në një kamp zhvendosjeje pranë Rafahut, duke vrarë dhjetëra dhe duke nxitur thirrjet ndërkombëtare që Izraeli t’i bindet vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëroi Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në qytet.
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella