Rafael Nadal u mposht në raundin e parë të Roland Garros për herë të parë në karrierën e tij.
Spanjolli u mund t nga gjermani Alexander Zverev me rezultatet 6:3, 7:6, 6:3 pas pak më shumë se tre orë lojë.
Nadal nuk pati shumë shanse ndaj gjermanit, edhe pse herë pas here bëri rezistencë të madhe. Zverev mbërriti në Paris pasi fitoi turneun Masters 1000 në Romë.
Spanjolli ka fituar 14 herë Roland Garros dhe kjo është humbja e tij e katërt në këtë turne. Ai aktualisht mbanë rekordin me 112 fitore dhe katër humbje në karrierën e tij në Roland Garros.
Deri më tani ka humbur nga Robin Soderling, dy herë nga Novak Djokovic dhe tani nga Zverev.
Spanjolli legjendar 37-vjeçar nuk ka dashur të konfirmojë para kësaj ndeshje se ky do të jetë Roland Garros i fundit në karrierën e tij dhe këtë e ka përsëritur pas disfatës. /Telegrafi/
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...