Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën preliminare me emrat e futbollistëve që ka grumbulluar për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin e dytë në Kampionatin Evropian, derisa ndodhen në Grupin B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, shkruan Arbresh.info.
Në këtë grup nuk mungon Mirlind Daku, futbollisti nga Kosova që po shkëlqen me Rubin Kazanin në Rusi.
Një emër tjetër befasues në këtë listë është Amir Abrashi i cili mungon tash e disa kohë në kombëtare.
Derisa jashtë listës kanë mbetur Sokol Cikalleshi i cili është njëri nga lojtarët me më së shumti përvojë tek kombëtarja.
Keidi Bare, Myrto Uzuni e Arbnor Muja janë tre lojtarët tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kampanjës kualifikuese por nuk kanë mundur të zënë vend në këtë listë.
Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon me Italinë më 15 qershor, pastaj luan ndaj Kroacisë më 19 qershor dhe më 24 qershor përballet me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...