Një person është lënduar rëndë sot në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Arbresh.info se rasti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e kontaktit me mjet shpërthyes.
“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë”, ka thënë Elezaj.
Elezaj ka thënë se njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe se viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.
“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj./Arbresh.info/
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?