Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Vushtrrisë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai përmendi një prej tyre, Bukurinë, për të cilën tha se është zhdukur qe 25 vjet dhe se ajo nuk ishte një nga 67 shqiptarët që u gjetën të varrosur në Batajnicë të Beogradit, shkruan Arbresh.info.
“Bukuria i kishte 16 pranvera. Më 26 gusht 1999 do të mbushte 17 vjet. Sot janë bërë 25 vite prej zhdukjes së saj. Më 22 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë dhe masakruan mizorisht 68 civilë shqiptarë në Vushtrri. Pas ekzekutimit, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, trupat e pajetë i dërguan në Serbi. Eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit. Nuk u gjetë Bukuria.”, shkroi Kurti.
Ndër të tjera, ai u shpreh se në Batajnicë të Beografit janë gjetur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova dhe shtoi se aty zhvillohen parada ushtarake të Serbisë.
“Në Batajnicë afër Beogradit janë gjetur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova. Aty zhvillohen parada ushtarake të Serbisë pa asnjë pllakë apo shenjë tjetër përkujtimore që tregon se ka pasur një varrezë masive.”, shtoi ai.
Ai tha se krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshehen e as fshihen.
“Këto krime nuk mund të mbeten të pazbardhura e kriminelët të pandëshkuar.”, tha ai.
Ai përmendi emrat e të vrarëve në masakrën e Vushtrrisë./Arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...