Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka pritur në takim ministren e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo theksoi se ato kanë ndarë me njëra-tjetren elemente që përfaqësojnë dy vendet shqipfolëse, shkruan Arbresh.info.
“Një gur nga lumi Vjosa me punim nga duart e arta të grave të Gjirokastrës dhe një brosh me ngjyrat kuq e zi i punuar nga duart e arta të grave të Drenicës, le të jenë simbole shtesë të lidhjes sonë të pathyeshme dhe inkurajim për projektet që i kemi përpara për promovimin e bukurive të jashtëzakonshme të shteteve tona”, u shpreh ajo.
“Faleminderit Mirela Kumbaro për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...