Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës.
Në kuadër të programeve ndërkombëtare të këtij universiteti, që tashmë për herë të parë përfshijnë edhe Republikën e Kosovës si vend në listën e partneritetit të universitetit, studentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë në vendin tonë për të njohur të shkuarën dhe aktualitetin nga spektri i të drejtave të njeriut.
Kryetari Konjufca në bisedën me studentët e universitetit amerikan foli rreth historisë së Kosovës deri te shpallja e pavarësisë, për kulturën e vendit tonë, çështjet aktuale dhe synimet e integrimeve ndërkombëtare. Po ashtu, theksoi edhe kontributin e madh të ShBA-së në Kosovë dhe rëndësinë e saj të pazëvendësueshme.
Kryetari Konjufca i falënderoi studentët për vizitën, duke iu uruar atyre suksese përbrenda këtij programi universitar./Arbresh.info/
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...
Zgjedhjet e parakohshme, KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim