Bashkimi Evropian ka thënë se me shqetësim ka përcjellë operacionin policor të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të Kosovës. BE-ja veprimet e policisë i cilëson të pakoordinuara dhe janë përshkallëzuese.
“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa paralajmërim apo koordinim paraprak dhe vetëm pak ditë pas takimit të fundit të dialogut, ku u trajtua edhe çështja e ambienteve të Bankës së Kursimeve Postare, është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit dhe cenon mirëbesimin e Kosovës, në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut”, ka theksuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano në një reagim zyrtar lidhur me operacionin e djeshëm policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës.
Ky operacion rezultoi me konfiskimin pronave dhe parave si dhe me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe.
Në reagimin Zyrës së shtypit të BE-së thuhet se institucionet me seli në Bruksel “me shqetësim” përcollën operacionin policor të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të Kosovës.
Këto në komunikatë cilësohen si veprime të pakoordinuara, ndërsa të njëjtat, siç thuhet në dokument, vënë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit.
“Operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara sesa bashkëpunimin me miqtë dhe aleatët e saj”, thuhet në komunikatë.
Precizohet gjithashtu se operacionet e ditës së djeshme rrezikon edhe negociatat e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme.
Bashkimi Evropian tutje i kërkon Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të pajtohen me propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga Lehtësuesi i BE-së që u lejon përfituesve të kualifikuar të marrin transferta financiare nga Serbia. Operacioni policor u zhvillua pak ditë pas takimit të dështuar mes Kosovës e Serbisë ku mëtohej gjindja e zgjidhjes së përkohshme për zbatimin e rregullores së BQK-së. Ishte takimi i shtatë ku, pa sukses, u trajtua çështja e dinarit.
Kryenegociatori nga Kosova, Besnik Bislimi, në fund të takimit tha se nuk do ketë më biseda për këtë temë. Edhe emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak në prononcimin e tij lë të ditur se organizimi eventual i takimit tjetër do varet nga gatishmëria e palëve që të bëjnë kompromise.
Nga BE nga ana tjetër porosisin se statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialog, e në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...