Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë.
Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me fitoren 2-0 ndaj Wolves, ndërsa u rendit në përfundim të edicionit futbollistik 2023-2024 në vend të tretë me 82 pikë.
Në minutën e 28’ Semedo u ndëshkua me karton të kuq dhe i la miqtë me dhjetë lojtarë.
Superioriteti numerik u shfrytëzua nga vendasit, të cilët zhbllokuan takimin në minutën e 34’ falë Mac Allister.
Teksa në minutën e 40’ Quansah dyfishoi avantazhin për skuadrën e Jurgen Klopp si dhe vulosi këtë takim, pasi pjesa e dytë nuk solli gola të tjerë.
Kështu Liverpool e mbyll sezonin në vend të tretë me 82 pikë, teksa Wolves në vend të 14-të me 46 pikë.
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...