Manchester United tani është kontaktuar nga një tjetër ekip i madh italian për shërbimet e Mason Greenwood sipas raportimeve të fundit.
Greenwood ka luajtur edhe për grupmoshat e ‘Djajve të Kuq’ para se eventualisht të bëhej pjesë e ekipit të parë, por që tani duket gati e pamundur që karrierën ta vazhdojë në Angli.
22-vjeçari është momentalisht në huazim tek Getafe, aty ku ka shënuar 10 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat.
Kontrata aktuale e Greenwoodit tek Unitedi skadon në verën e 2025, ani pse ata kanë mundësinë që të zgjasin atë edhe për 12 muaj të tjerë.
Ndeshja e fundit e Greenwood me fanellën e Unitedit ishte në janar të 2022, dhe tani një destinacion tjetër i mundshëm për është zbuluar.
Sipas The Athletic, Napoli ka kontaktuar Unitedin për të diskutuar në lidhje me mundësinë e transferimit të Greenwood.
Klubi anglez nuk e ka përjashtuar mundësinë që Greenwoodi të luajë edhe sezonin e ardhshëm në formë huazimi, por që preferenca e tyre është që ta shesin anglezin përfundimisht./Telegrafi/
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...