Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico është stabilizuar, por mbetet e rëndë, tha sot ministrja e Shëndetësisë e vendit Zuzana Dolinkova, pas atentatit ndaj liderit të vendit të Evropës Qendrore të mërkurën.
Zëvendëskryeministri i Sllovakisë tha se transferimi i Ficos në kryeqytetin Bratislavë nga spitali i qytetit të vogël pranë zonës ku ai u qëllua pesë herë do të ndodhë në ditët në vijim. Nuk ka nevojë të transferohen detyrat zyrtare të Fiços dhe ka njëfarë komunikimi me kryeministrin, tha zëvendëskryeministri Robert Kalinak para gazetarëve jashtë spitalit ku po trajtohet Fiço.
Fico iu nënshtrua një operacioni dyorësh ditën e premte, i cili ngjalli shpresat për shërimin e tij. Sulmi shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Evropën dhe shqetësime për situatën e polarizuar politike në vendin me 5.4 milionë banorë./abcnews.al
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...