Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka ndarë pamje nga aktiviteti që u mbajt të premten me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe Zëvëndësministrin Bardhyl Dobra, ku kanë kaluar një pasdite me fëmijët e Shkollave Fillore të Mesme të Ulëta të Komunës së Prishtinës.
Ministri tha se ky aktivitet ishte organizuar nga Divizioni i Policimit në Bashkësi në kuadër të Policisë së Kosovës.
“Para se të zhvillonin aktivitete rekreative dhe të shijonin bukuritë e Parkut Nacional “Blinaja”, fëmijët kishin mundësinë që të dëgjonin ligjërata dhe të bashkëbisedonin rreth temave si bullizmi, dhuna në familje, krimet kibernetike, ambienti e trashëgimia kulturore si dhe të njoftoheshin me punën e disa prej njësiteve policore”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka thënë se fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, dhe se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla me fëmijët tanë që synojnë bashkëpunimin mes tyre dhe policisë sonë si dhe vetëdijësimin për një shoqëri sa më të shëndoshë./Arbresh.info/
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran