Fatmirësisht, më e keqja tashmë është hedhur pas Ylber Ramadanit.
Mesfushori i Lecces u përball me një problem shumë të rëndë shëndetësor disa javë më parë.
Këtë e tha vetë Ramadani gjatë një bisede me DAZN dhe falënderoi publikisht Lecce për mbështetjen e tyre.
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.
Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë:
“President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit.”
Më 23 prill, Lecce lëshoi një buletin zyrtar mjekësor:
“Ramadani pësoi një absces në qafë që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Sportisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara, të cilat i lejuan të shmangte operacionin”.
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...