Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar Ukshin Hotin në 25 vjetorin e zhdukjes së tij.
Krasniqi tha se Ukshin Hoti ishte intelektuali i pazëvendësueshëm
“Sot, bëhen 25 vjet nga zhdukja e profesorit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Profesor Ukshini ishte intelektuali i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi pareshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, shkruan Arbresh.info
Kreu i PDK-së, tha se Ukshin Hoti me guximin e tij politik, frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë.
“Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti”, ka shkruar ai.
Krasniqi tha se për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi.
Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta kishte marrë përmasa të mëdha, Ukshin Hoti arrin ta përfundojë dënimin e tij politik në burgun e Dubravës. Por dhe pse u lirua ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...