Të premten më 17 maj në Bankok do të mbahet asambleja e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, ku do të vendoset mbi kërkesën e shtetin të Palestinës për sanksione kundër Federatës së Futbollit të Izraelit për shkak konfliktit të tyre në Gaza.
Në këtë asamble pritet të jenë prezent rreth 211 delegatë, shkruan Arbesh.info.
The FIFA Congress was first hosted in 1904 in Paris, the same year FIFA was founded!
This year, Bangkok will host the 74th edition of the event! ?? pic.twitter.com/F4vNOYTdax
— FIFA (@FIFAcom) May 14, 2024
Federata e Futbollit të Palestinës, në prill i bëri thirrje FIFA që të sanksionoj Izraelit dhe ta lënë atë jashtë nga garat ndërkombëtare.
PFA ka argumentuar se në ligat izraelit po bëhet diskriminim dhe racizëm dhe se Federata izraelit po thyen statutin e saj duke përfshirë ekipet e futbollit me bazë në territorin palestinez në ligën e saj.
Duke vepruar kështu, ata tërhoqën vëmendjen te neni i katërt i statutit të FIFA-s, i cili ndalon shprehimisht çdo diskriminim ndaj një vendi ose grupi tjetër njerëzish dhe thotë se çdo shkelje e tillë dënohet me “pezullim ose përjashtim”. Kësaj i shtohen edhe fansat.
Federata palestineze poashtu ka bërë të ditur se Izraeli ka shkatërruar plotësisht infrastrukturën e futbollit në Gaza, me disa stadiume të kthyera në kampe, spitale dhe madje edhe varreza masive.
Propozimi i PFA tashmë është mbështetur zyrtarisht nga federatat e futbollit të Algjerisë, Irakut, Jordanisë, Sirisë dhe Jemenit ndërsa FIFA nuk iu përgjigj publikisht kërkesave.
Në këtë asamble që do të zhvillohet të premten, pritet që të merret ndonjë vendim në lidhje me sanksionimin e Federatës së Futbollit të Izraelit./ Arbresh.info
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...