Pas konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armatimit në veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se grupet kriminale serbe kanë planifikuar të sulojnë zyrtarët dhe institucionet e Kosovës.
“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Arbresh.info.
“Mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë. Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”, shtoi Sveçla.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka kryer një operacion policor në rrethinën e Zveçanit, kah pjesa e Rudarës.
Në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.
Drejtori i Përgjithshëm i PK, Gazmend Hoxha ka bërë të ditur se është ndaluar një person lidhur me këtë rast./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia e Kosovës konfiskon armë në veri, një ish-zyrtar policor i ndaluar
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...