Gati 450,000 njerëz janë larguar nga Rafah në Rripin jugor të Gazës brenda një jave, ndërsa shumë të tjerë përpiqen t’i shpëtojnë luftimeve në pjesën jugore të enklavës palestineze, raportoi agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRwA).
“Njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë. Askund nuk është i sigurt. E vetmja shpresë është një armëpushim i menjëhershëm” në Rripin e Gazës.
Izraeli ka paralajmëruar një ofensivë tokësore ushtarake në Rafah, qytetin jugor të Gazës, ku janë rreth 1.4 milionë palestinezë, të zhvendosur nga luftimet në zonat e tjera të enklavës.
SHBA dhe vendet e tjera perëndimore kanë shprehur kundërshtinë e tyre rreth kësaj ofensive, pasi do të çonte në viktima të shumta civile por Izraeli ka shprehur vendosshmërinë për të vijuar me këtë plan./abcnews.al
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...