Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë të Francës (UNFP) mbajti të hënën ceremoninë gala për të festuar arritjet e futbollistëve më të mirë në Francë.
Ashtu siç pritej, sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka fituar për herë të pestë çmimin si lojtari më i mirë i sezonit nga UNFP dhe asnjë lojtar nuk e ka fituar më shumë se ai.
Mbappe e dominoi listën e golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit francez me 27 gola të shënuar dhe ishte një ndër lojtarët kryesor pse Parisi fitoi titullin.
Ky ishte çmimi i fundit që Mbappe e fiton në Francë, pasi gjatë kësaj vere ai pritet që më në fund ta kompletojë kalimin e tij tek Real Madridi.
?????? ?????? ⭐️ 5e Trophée UNFP consécutif de meilleur joueur de @Ligue1Ubereats pour @kylianmbappe
Félicitations, au revoir et à… bientôt Kylian ? #TropheesUNFP pic.twitter.com/VTptBwJfTC
— UNFP (@UNFP) May 13, 2024
Në garë për të fituar këtë çmim ishte edhe ylli kosovar Edon Zhegrova, i cili kaloi një sezon fantastik me Lille duke qenë autor i gjashtë golave të shënuar dhe tri asistimeve.
Teksa jemi tek çmimet e tjera, Gianluigi Donnarumma u shpall ‘Portieri më i mirë i Vitit’ për herë të dytë që prej se u bë pjesë e PSG-së.
Gjithashtu për herë të dytë që nga viti 2016, Antoine Griezmann e fitoi çmimin si lojtari më i mirë që luan jashtë ligës franceze, duke mposhtur konkurrencën e William Saliba (Arsenal) dhe Aurelien Tchouameni (Real Madrid)./Telegrafi/
Le 11 TYPE de @Ligue1UberEats c’est …
62 buts
40 passes décisives
un bon nombre de sauvetages miraculeux
49 clean sheetsBravo messieurs ⭐️ #TropheesUNFP pic.twitter.com/AqDDv9KpMo
— UNFP (@UNFP) May 13, 2024
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...