Juan Mata ka shpjeguar se si Cristiano Ronaldo e kishte bindur të nënshkruante një kontratë të re tek Manchester United edhe pse e dinte se do të qëndronte në bankën rezervë pothuajse gjatë tërë kohës.
Ish-fituesi i Kupës së Botës me Spanjën kishte bërë vetëm nëntë paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’ nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer në një sezon kur Ronaldo kompletoi rikthimin sensacional në ‘Old Trafford’.
Përkundër faktit që u lidh me një largim jashtë Anglisë, Mata pranoi që ta rinovojë kontratën me qëllimin për të punuar me Ronaldon.
“Pas shumë vitesh në klub, do të isha lënduar që të largohesha nëse United pastaj do të fitonte Ligën Premier. Nuk dëshiroja ta humbisja atë moment. Kam ëndërruar që të festojë titullin në ‘Old Trafford’”, ka thënë fillimisht Mata. Mata shtoi se transferimi i Ronaldos në 2021 e emocioni atë shumë, pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte i njohur për mentalitetin e tij fitues.“Unë mendoja se do ta fitonim Ligën Premier përsëri. Ai kishte standarde kaq të larta sa që mund të tërhiqte të tjerët pas vetes. Gjithmonë kam menduar se kur vinte minuta e 80-të e ndeshjes, topi duhej të shkonte në këmbët e tij për të fituar”.
“Ai gjithmonë ishte aty në momentet kryesore. Sidoqoftë, rrethanat krah tij e penguan atë që të merrte më shumë minuta në pjesën e dytë të sezonit. Ronaldo është një person shumë më imirë se sa mendojnë njerëzit”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...