Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi e politika në Gjermani, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Gunther Beckstein.
Gërvalla ka shkruar se në takim u fol për situatën politike dhe të sigurisë në vend e rajon, të arriturat e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik por edhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.
“Patëm një diskutim miqësor dhe të hapur rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë si anëtarësimi në Këshillin e Evropës për të cilin ndamë mendimin që Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim duke qenë shembull të respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, liri të shprehjes dhe atyre fetare”, ka theksuar Gërvalla.
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin