Një çift italianësh kanë rënë pre e një grabitjeje në Vlorë, teksa ndodheshin me pushime në Shqipëri.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pasi çifti kishte parkuar automjetin tip “Audi” në zonën e Lungomares në Vlorë.
Automjeti më pas është vendosur nën shënjestër nga grabitësit, të cilët kanë thyer xhamin e pasagjerit të automjetit dhe kanë vjedhur rreth 2500 euro, si edhe gjithë dokumentet dhe sendet e tjera me vlerë.
Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me grupin hetimor dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të saj.
“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas, ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian. Menjëherë është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton Policia./euronews.al
U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon ...
Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i ...
Kupa e Botës 2026 pritet të bëhet “biznesi” më i...
Gazeta gjermane: Kosova kërkon lidhje më të ngushta, BE-ja m...
Hargreaves pas takimit me Haradinajn: Pas zgjedhjeve partitë...
Rama: 35 vjet marrëdhënie diplomatike me Korenë e Jugut – fo...