Disa persona të panjohur kanë tentuar të bëjnë vjedhje në një objekt fetar në Klinë.
Siç njofton policia, gjatë rastit të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Si pasojë e të shtënave, një zyrtar policor është plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Pejës.
“Klinë 09.05.2024 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të dyshuar janë duke tentuar të bëjnë vjedhje në objekt fetar. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Si pasojë e të shtënave, një zyrtar policor është plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Pejës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, njofton policia përmes raportit 24 orësh./Arbresh.info/
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...