Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka bërë të ditur se ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj.
Sipas policisë, reth orës 02:40 të mëngjesit, dy të rinj janë ndaluar pasi u kapën duke u garuar me automjetet e tyre në një rrugë publike.
Shoferët, të identifikuar si B.Z, 29 vjeç, dhe E.B, 22 vjeç, po viheshin në rrezik dhe po shkelnin rregullat e komunikacionit rrugor, dhe kështu, u përballën me pasojat ligjore të veprimeve të tyre.
Ndaj tyre policia ka shqiptuar gjoba prej 500 eurosh secilit, së bashku me 5 pikë negative dhe heqjen e patentës së shoferit për një vit.
Ky veprim shënon një përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Policisë për të ruajtur sigurinë rrugore.
Policia apelon të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tjera të ngjashme./Arbresh.info/


Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin