Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të shteteve anëtare të NATO-s, dhe intervenimit të tyre të suksesshëm në Kosovë me qëllim ndërprerjen e gjenocidit dhe çlirimin e vendit në panelin “Misionet e stabilizimit si instrument për ruajtjen e paqes” në kuadër të konferencës Defense 24, që po mbahet në Poloni.
Në fjalën e tij, Maqedonci ka thënë se “Kosova si shtet i pavarur me rritjen më të madhe ekonomike në Ballkan, zhvillimin më të dukshëm në lirinë e mediave, fjalës së lirë, është një histori suksesi e misionit të NATO-s, por për fat të keq nuk mund të themi se rreziku në Ballkan më nuk ekziston”.
“Derisa po zhvillohet agresioni rus në Ukrainë, zgjatimi i Rusisë në Ballkan, Serbia, po i njëjti shtet që shkaktoi luftën në vitin 1999 në Kosovë, vazhdon të ketë qasje agresore ndaj Kosovës”, ka thënë Maqedonci.
Më tej ai ka thënë se “sulmi në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, dëshmoi që mendësia e njëjtë hegjemoniste vazhdon të ekzistojë në mesin e kastës drejtuese të Serbisë”./Arbresh.info/
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg