Lionel Messi ka dhuruar një nga shfaqjet më të mira së paku sa është pjesë e skuadrës amerikane Inter Miami.
Të udhëhequr nga Messi, Inter Miami arriti një fitore me rikthim 6-2 ndaj New York Red Bull, pasi ishin në disavantazh pas pjesës së parë.
Ylli argjentinas në këtë takim dha kontribut në gjashtë golat për skuadrën e tij, duke shënuar një dhe duke asistuar në pesë të tjerë, diçka e rrallë për një futbollist, por jo për një gjeni si Messi.
Në fakt Messi bëhet futbollisti i parë që arrin pesë asistime në një ndeshje, pasi askush më parë nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
Por 5 majin e vitit 2024 dhe ndeshjen ndaj New York Red Bull do ta mbajë gjatë në mendje Messi, pasi ka arritur të thyej një tjetër rekord.
Messi është bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola + asistimeve (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje).
Këtë edicion Messi ka zhvilluar tetë ndeshje në MLS ku ka 10 gola dhe 11 asistime. /Telegrafi/
Making history… AGAIN: 5️⃣ assists 1️⃣ goal tonight for the ? pic.twitter.com/vjqheLTPu6
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) May 5, 2024
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...