Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të i vejë zjarrin një klase të një shkolle në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 03.05.2024 – 18:05. Më 04.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me tentimin për vënien e zjarrit në një klasë të një shkolle. I dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...