Një shtetas boshnjak 60-vjeçar, shtetas i Serbisë, dyshohet se ka vdekur në një hotel në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cila tha se viktima e dyshuar në kohën e vdekjes, në hotel ishte me bashkëshorten e tij.
Ai tha se informatën për vdekjen e viktimës e kanë pranuar këtë të shtunë në orën 11:46, teksa theksoi se ekipi mjekësor i Emergjencës që erdhi në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Viktima është M.A i lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombësia boshnjak/Republika e Serbisë. Sipas mjekut nga vendi i ngjarjes dyshohet se i njëjti ka pësuar sulm në zemër”.
“Personi i cili ndërroi jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi Pazari, Republika e Serbisë. Viktima ishte mysafir i hotelit që nga data 1 maj 2024. Në vend ngjarje kanë dal edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi in pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa hapet rast “Vdekje e dyshimtë”, tha tutje Bytyqi./Arbresh.info
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...