Ksamili dhe ishujt e tij janë bërë pjesë e një liste të revistës prestigjioze “Forbes” për plazhet më të bukura të Europës.
Në një renditje të 15 plazheve më të tërheqës të kontinentit ku bien në sy emra mjaft të njohur të turizmit bën pjesë edhe vendi ynë me plazhin e vogël të rivierës së jugut.
“Katër ishujt e Ksamilit të Shqipërisë, me disa nga plazhet më të bukura dhe më sekrete në vend, admirohen për bimësinë e tyre të harlisur dhe të gjelbër gjatë gjithë vitit dhe mund të arrihen vetëm me varka të vogla”, thuhet në shkrimin e “Forbes”.
Revista e njohur citon se ky vend gjendet vetëm 20 minuta me makinë nga qendra e Sarandës.
“Ksamili është një fshat në rivierën e Shqipërisë së Jugut, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por një nga kryeqytetet evropiane të të rinjve. Ishujt janë ndër destinacionet më të njohura në rajon dhe zona është e njohur për rritjen e ullinjve, limonëve dhe mandarinave”, shkruan Forbs që përmend edhe midhjet që kultivohen në Lagunën e Butrintit pranë Ksamilit.
Ksamili renditet mes plazheve të njohur Italisë, Spanjës, Greqisë, Maltës, etj./Tv Klan
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...