Qindra kontrata të lidhura vitin e kaluar nuk kanë qenë fare të planifikuara nga ministritë. Kjo është bërë e ditur nga një raport i organizatës INPO, e cila ka monitoruar aktivitetet e prokurimit të Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit.
Vitin e kaluar, Ministritë kanë lidhur 463 kontrata në vlerë prej 28 milionë eurove, pa qenë fare të planifikuara. Kështu thuhet në raportin e organizatës INPO, rreth performancës së Qeverisë në realizimin e prokurimit.
“Këto gjetje në përgjithësi , flasin për një mungesë të planifikimit të mirëfilltë nga ana e ministrive, përveç se nuk i janë përmbajtur planit të prokurorimit”, theksoi, Albulena Nrecaj-Musliu, drejtore ekzekutive në INPO.
Në raport thuhet se nga 935 aktivitete të cilat janë të planifikuara nga 17 autoritete kontraktuese, gjatë vitit 2023 janë iniciuar 336 aktivitete të prokurimit, të cilat kanë rezultuar me 489 kontrata.
“Për nga vlera këto 935 aktivite kanë pas vlerë të përbashkët 442 milion euro, ndërsa kontratat të cilat janë nënshkruar nga këto aktivitete të cilat janë edhe të planifikuara, kanë vlerën afër 84 milion euro, apo 19%”, tha Arbër Kabashi, monitorues në INPO.
INPO i ka rekomanduar Ministrive dhe Zyra e Kryeministrit të kujdesen që planifikimin vjetor të prokurimit ta bëjnë mbi bazën e indikatorëve matës dhe efikas./rtk
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...