Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tregoi se dyshuara ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ahmeti, ka bërë të ditur se zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës.
“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...