Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vlerëson dhe mbështet shumë përpjekjet që emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka investuar në fillimin e procesit të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati së bashku me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq me ambasadorët e vendeve të Quintit si dhe përfaqësuesin e Delegacionit të Bashkimi Evropian në Beograd.
Siç bën të ditur zyra e Petkoviqit, ai dhe dhe Gjuriq në takim siç u tha, përsëritën qëndrimin e Beogradit se drafti i Statutit të Asociacionit i hartuar nga BE-ja, mund të jetë një bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve dhe marrëveshjeve për përfundimin e këtij statute, transmeton Klankosova.
Lidhur me çështjen e dinarit, Petkoviq theksoi se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se sipas tij delegacioni i Beogradit ka paraqitur propozimet dhe komentet e tij për këtë çështje.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë