Dronët ukrainas kanë goditur infrastrukturën e energjisë në rajonin Smolensk të Rusisë më 2 maj, bëri të ditur guvernatori i këtij rajoni, Vasily Ankhin, përmes një postimi në Telegram.
“Sot, rajoni i Smolenskut u godit sërish nga dronët ukrainas. Në qarkun Rosllav, armiku tentoi të dëmtojë një ndërtesë së energjisë. Nuk ka viktima. Ekipet e shpëtimit dhe ata të zbatimit të ligjit janë në vendin e ngjarjes”, shkroi ai, pa dhënë detaje të tjera.
Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar 12 dronë ukrainas në pesë rajone.
Ukraina, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Moska më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime të Rusisë, të cilat nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Kohëve të fundit, Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme ruse, të cilat po shënjestrojnë edhe infrastrukturën e energjisë. Kievi, ndërkaq, kryen vazhdimisht sulme ajrore në rajonet ruse që janë në kufi me territorin ukrainas./Radio Evropa e Lirë/
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...