Njësitet patrulluese të Trafikut nga stacioni i Policisë në Gjilan kanë ndalur një Taxi me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej 6 muaj si dhe i është konfiskuar automjeti, shkruan Arbresh.info.
Policia u bën apel vozitësve që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...