Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e katër personave të plagosur në Lupç të Podujevës.
Çitaku tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje pak më të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje më të lehtë.
“Diku në orën 16:10 kanë mbërri katër raste me lëndime të shkaktuara nga armët e zjarrit. Trajtimi i tyre ka zgjatur deri tani. Prej tyre, dy janë në gjendje pak më të rëndë, dhe dy janë në gjendje më të lehtë”, tha Çitaku.
Çitaku ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit janë të rinj, dy pak më të vjetër se 50 vjeç./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...