Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka konfirmuar se s’do të ketë çnjohje të Kosovës.
Në një intervistë për median gjermane Berliner Morgenpost, Spajiq ka thënë se qëndrimi i Malit të Zi, që ka njohur Kosovën, më 2008, nuk do të ndryshojë.
Në këtë intervistë, Spajiq akuzoi Rusinë se po mbjell kaos në rajon.
“Ne e duam Serbinë. Është vendi ynë fqinj dhe një partner i rëndësishëm tregtar. Rreth 40% e turistëve te ne janë serbë etnikë. Është shumë e rëndësishme për ne që të mbajmë marrëdhënie të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona strategjike, rruga jonë evropiane, anëtarësimi në NATO dhe vazhdimi i njohjes së Kosovës”, ka thënë ai duke konfirmuar se s’do të ketë çnjohje të Kosovës.
Spajiq, ka thënë se Mali i Zi do të luajë rol të rëndësishëm në përafrimin e marrëdhënieve midis vendeve në Ballkanin Perëndimor.
Më herët, edhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pati thënë se Mali i Zi nuk ka plan të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Çështja e Malit të Zi u bë e zëshme për Kosovën edhe rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Më 27 mars, Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazias në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-ruse në parlamentin malazias, njëherësh deputete e ish-Frontit Demokratik, agjenda e të cilit përfshinte tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe daljen e Malit të Zi nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Partia e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, duke e quajtur atë “shtet të rremë” dhe “territor të pushtuar përkohësisht”.
Megjithatë, Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq gjatë qëndrimit në Prishtinë, pati thënë se Mali i Zi do të votojë pro Kosovës.
Si përfundim, Raporti për Kosovën i Dora Bakoyannis për anëtarësimin në Këshill të Evropës ka kaluar me sukses edhe hapin e dytë në Asamblenë Parlamentare, duke mbetur kështu vetëm hapi final, mundësia e tij e parë më 16 maj.
Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...